Lideri i Opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas takimit me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Takim i cili ishte fokusuar të çështja e Teatrit Kombëtar.
Në një postim në rrjetin social “Twitter” Basha e ka cilësuar kryeministrin Rama si armikun e mirëqenies së shqiptarëve.
“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve.
Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan Basha.