Ish-kreu i PD Lulzim Basha vijon takimet me demokratët në bazë. Sot është ndalur Fier.
Ndonëse është dorëhequr nga posti i kryetarit të PD, Basha është shprehur se do të vazhdojë të jetë pranë demokratëve, duke lënë të nënkuptojë se mund të kandidojë për të marrë sërish drejtimin e partisë.
Basha i dorëhequr dhe Berisha në tentativa për të rimarrë PD, të dy vijojnë të jetë të prerë në qëndrimet kundrejt njëri tjetrit. Së fundmi Basha u shpreh se personat e shpallur non grata nga SHBA duhet të hetohen nga drejtësia. Kjo deklaratë e tij u duk si një thirrje për SPAK që të hetojë Berishën, thirrje e bërë fillimisht nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.
/abcnews.al