Basha uron pelegrinët në Malin e Tomorrit, thirrje autoriteteve: Lehtësoni qarkullimin e automjeteve

schedule14:59 - 22 Gusht, 2021

schedule 14:59 - 22 Gusht, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka uruar besimtarëve bektashinj një marsh të mbarë në Malin e Tomorrit. Në një postim në Twitter, kryedemokrati shprehet se ky mal është një burim paqeje shprese dhe harmonie.

Gjithashtu, Basha u bëri thirrje autoriteteve që të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve, pasi prej orësh tashmë pelegrinët kanë mbetur të bllokuar nga radhët kilometrike.

POSTIMI NË TWITTER

“Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, uroj një marshim të mbarë, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për të forcuar besimin në Zot. Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët. I bëj thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore.”   s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!