Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit përmes një postimi në Facebook.
“Teksa hyjmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Madhe të Kadrit, natën e zbritjes së Kuranit.
Zoti i pranoftë lutjet tuaja dhe jua shpërbleftë sakrificat. Zoti e bekoftë Shqipërinë” shkruan ai./ Abcnews.al