Basha uron Melonin: Miqësia me Italinë do të na bashkojnë më shumë në rrugëtimin tonë evropian

schedule13:28 - 26 Shtator, 2022

schedule 13:28 - 26 Shtator, 2022

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Georgia Melonin dhe  “Koalicionin e djathtë” në Itali për fitoren.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se miqësia mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë gjithmonë e artikuluar mbi një partneritet strategjik.

Basha: Urime “Forza Italia” dhe koalicionit të qendrës së djathtë për fitoren. I uroj punë të mbarë  qeverisjes së një vendi me të cilin na lidh një marrëdhënie e vërtetë dhe e thellë. Miqësia historike mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila gjithmonë është artikuluar nga një partneritet strategjik, bazohet në vlera të përbashkëta që do të na bashkojnë edhe më shumë në rrugëtimin tonë evropian.

FDI (Vëllezërit e Italisë) është partia e parë dhe, kur numërimi pothuajse po shkon drejt fundit, forca politike e ekstremit të djathtë që drejtohet nga liderja Giorgia Meloni ka kaluar pritshmëritë duke fituar me 26.10%.

Qendra e djathtë ( e përbërë nga FDI, Forza Italia dhe Lega Nord) në total kryeson renditjen me 44.05%  dhe merr kështu një shumicë të qartë në Parlamentin e ri.

/Abcnews.al/