Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një dalje publike për mediat ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Fiter Bajramit. Ai ka uruar që besimtarët të kenë një agjërim të pranuar.
“Gëzuar Fiter Bajramin. Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të ripërtëritur. Zoti ju bekoftë ju, ju begatoftë ju dhe familjet tuaja. Zoti e begatoftë Shqipërinë.” tha Basha.
Urimi i Bashës erdhi nga ambientet e KMSH, ku kreu i PD ishte i pranishëm. /abcnews.al/