Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference nga selia blu ka prezantuar platformën anti-korrupsion.
“Në këtë gjendje të jashtëzakonshme kemi evidentuar nevojën për masa të jashtëzakonshme. A ka situatë më të jashtëzakonshme se sa në momentin më të vështirë paratë e qytetarëve nuk dihet ku shkojnë”, tha Basha.
Pjesë nga fjala e kryedemokratit Lulzim Basha.
“Kush fshihet pas kësaj afere? Kur është peshku i madh. Padia e sotme ka për qëllim të nxisë prokurorët të bëjnë punën e tyre, të mos frikësohen nga mafia. Një pjesë e mediave nuk kanë transmetuar lidhjet nga Shara, nuk besoj se është problem teknik. Mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e kësaj afere.
Brenda një dite të vetme ka bërë gjithë ato ligje. Në Verona peshku i madh është ish-kryetari i bashkisë; në Zimbabve, është ministri. Po në Shqipëri? SPAK ti japë përgjigje kësaj pyetje Pse këtu ne nuk kemi asnjë arrestim të vetëm? Prokuroria duhet të japë një përgjigje një orë edhe më parë. Sot do të bëhet e mundur që të parandalohen këto afera? Si do ju kthehen paratë shqiptarëve.
E para do të jetë një prezantim i shkurtër i platformës tonë anti-korrupsion. Platforma jonë anti-oligarki dhe anti- korrupsion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve. Një ndër ligjet e para që do të miratohet dhe zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia. Ligji i ri anti-mafia është me efekt prapaveprues
Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. S’ka më ekstreme se kjo situatë ku jemi. Ligji i ri anti-mafia, çdo koncesion, tender, licencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme”, u shpreh Basha.
/abcnews.al/