Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas tragjedisë me 45 viktima në Bullgari ku dyshohet se një pjesë e tyre ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Basha përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se është i shokuar nga kjo ngjarje e tmerrshme me jetën e kaq shumë jetëve mes tyre dhe bashkëkombas tanë dhe të mitur.
“I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme”, shkruan Basha./abcnews.al