Basha tjetër mesazh Berishës: Je “Non Grata”, s’mund të dalësh mbi interesat e PD

schedule19:48 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 19:48 - 1 Dhjetor, 2021

Ndërsa “beteja” për Kuvendin Kombëtar po afrohet, kreu i PD Lulzim Basha i ka përcjellë një tjetër mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha. Kreu i PD shprehet se interesat e Berishës s’mund të vihen para atyre të demokratëve. Sipas liderit demokrat, Partia Demokratike është e vetmja shpresë për një të ardhme më të mirë për vendin.

Interesi i një njeriu nuk mund të mbizotërojë mbi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve që kërkojnë ndryshim. Partia Demokratike është e vetmja shpresë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, shkruan Basha ndërsa ka shpërndarë një video gjatë intervistës në ABC me gazetaren Jonida Shehu.

Pavarësisht kontributeve që Berisha ka në PD, Basha i kujton ish-kryeministrin faktin se është shpallur “Non Grata” nga SHBA.

Lexo edhe: “Mbledh firma me poste drejtorësh”, Basha-Berishës: Përhap gënjeshtra të poshtërosh demokratët

Që interesi as i Sali Berishës, as i Lulzim Bashës, nëse do të ishte i godituri me një vendim non grata të Departamentit të Shtetit, nuk mund dhe nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve. Interesi i një njeriu, kushdo qoftë ky, cilado qofshin kontributet e tij, nuk mund të prevalojë mbi interesat e demokratëve dhe dua ta them, interesat e Partisë Demokratike, që është alternativa e vetme ndaj këtij pushteti të korruptuar“, thekson Basha në video. be.k /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!