Basha thirrje të rinjve të votojnë PD: Nuk ju premtoj mrekulli, por normalitet

schedule12:33 - 6 Mars, 2021

schedule 12:33 - 6 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me studentë dhe përfaqësues të European Democrat Students (EDS). Nga selia blu, Basha theksoi edhe njëherë se programi i PD fokusohet tek të rinjtë.

Basha u zotua ndër të tjera se me qeverinë e drejtuar nga ai gjërat do të ndryshojnë. Sipas tij asnjë i ri dhe e re nuk do të mbetet pa u shkolluar dhe u bëri thirrje të rinjve të bëhen bashkë për të votuar PD.

“Ne do të bëjmë të mundur përmes këtij ligji autonominë universitare, do ti kthejmë këto universitete në qendra përgatitje. Sfidat e sotme janë të shumta, ju vazhdoni të paguani por nuk merrni shërbim. Një studim nga një organizatë rinore tregoi se 7 në 10 studentë nuk kanë akses në tableta apo kompjutera.

8 vite me radhë asnjë ditë të vetme nuk mendoi për njerëzit dhe rininë. Njerëzit për të cilët Shqipëria ka nevojë për të ndryshuar, rinia janë ata që po e lënë Shqipërinë. Programi ynë fokusohet fuqishëm tek rinia. Së pari duke bërë të mundur që çdo i ri dhe e re të ketë mundësi të studiojë. Nuk do të ketë vajzë apo djalë që të mos jetë në gjendje të ndjekë studimet.

Ne do të stimolojmë ekselentët me bursa të stimuluara nga merita dhe jo politika. Qeveria e ardhshme e drejtuar nga unë do të bëjë zotimin e stazhit me pagesë që të bëjë të mundur të jenë pjesë e tregut të punës. Kjo është vetëm një pjesë e programit.

25 prilli do të jetë ditë ndryshimi. Për këtë duhet ndihma jua, të shkoni derë më derë dhe të bëni thirrje se gjithë mërzinë, zhgënjimin ta kthejnë në energji dhe votë. Nuk janë premtime boshe, por angazhime konkrete. Nuk ju premtoj mrekulli, por normalitet”, theksoi Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!