Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha thirri Këshillin Kombëtar nesër, Paloka: S’ke tagër për ta mbledhur

schedule20:54 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 20:54 - 11 Dhjetor, 2021

Edi Paloka ka reaguar pasi kryedemokrati Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të kryesisë ka kërkuar që të mblidhet Këshilli Kombëtar. Ai thotë se Basha s’ka tagër ta bëjë një gjë të tillë, duke iu referuar këtu votimit për “shkarkimin” e tij në Kuvendin e mbledhur nga Sali Berisha.

Sot Kuvendi i PD, për herë të parë u mblodh me kërkesë të delegateve të tij dhe mori vendime historike, të rëndësishme në bazë të të cilëve qëndron rithemelimi i PD.

Në Kuvendin e demokratëve të lirë, sot morën pjesë një numër jo i vogël prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Unë ju bëj thirrje dhe pjesës tjetër të anëtarëve, ti bashkohen PD të rithemeluar sot me vullnetin e shumicës përfaqësuese të demokratëve e të mos bëhen pjesë e lojës së atyre që pëer karrige janë gati të shkelmojnë interesat e demokrateve , për më tepeër , nga sot, pa asnjë tagër për të mbledhur Këshillin Kombëtar .

Këshilli Kombëtar, pas Kuvendit Kombëtar është organi më i larte i PD dhe anëtarët e tij duhet të përfaqesojne vullnetin dhe interesat e demokrateve , vullnet qe u shpreh qartazi sot në Kuvendin për rithemelimin e PD”, tha Paloka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!