Basha: Të rinjtë e FRPD kanë zgjedhur të ardhmen

schedule09:19 - 26 Janar, 2022

schedule 09:19 - 26 Janar, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndërë një tjetër mesazh nga takimi me të rinjtë e FRPD, një ditë më parë.

Basha ka publikuar momente nga ky takim, ndërsa thekson se të rinjtë e forumit kanë zgjdhur të ardhmen. Sipas Bashës, kanë qenë të rinjtë ata që kanë sjellë ndryshimin.

“Me energjinë dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, të rinjtë e FRPD kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur të qëndrojnë, të përballen dhe të fitojnë kundër qeverisë më të korruptuar në Europë. Kanë qenë gjithmonë të rinjtë ata që kanë sjellë ndryshimin, sot janë sërish gati të ndryshojnë Shqipërinë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”, shkruan kreu i demokratëve.

g.v/abcnews.al