Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: Të rimbursohen të prekurit me COVID që s’janë të shtruar në spital

schedule11:22 - 29 Shtator, 2020

schedule 11:22 - 29 Shtator, 2020

Kreydemokrati Lulzim Basha ndërsa prezantoi planin e rimëkëmbjes me pesë hapa kundër krizës së pandemisë , siguroi mbështetje dhe përgatitje të sistemit shëndetësor, në rast të një shpërthim tjetër të COVID-19.

Basha theksoi se vendi po përballet me një katastrofë potenciale, ndërsa shtoi se qeveria këta 6 muaj gaboi në menaxhimin e pandemisë.

“Përgjigja që ne do t’i jepnim situatës nëse sot do të ishim në drejtimin e vendit dhe është oferta që i bëjmë qeverisë që të lërë propagandën dhe të bëjë detyrën dhe në tërësi sigurisë së shqiptarëve.

Lexo edhe: Basha prezanton planin për rimëkëmbjen e ekonomisë: Këto nuk janë gabime por faje

Plani përbëhet nga këto drejtime, mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor, për një valë të dytë i cili është hartuar nga specialistët më të mirë. Një plan i detajuar, rritje të numrit të testimeve, 2500 testime në ditë.

Çdo i sëmurë me COVID , që nuk shtrohet, ka një kosto minimale 600 mijë lekësh për trajtimin, duhet rimbursim. Sigurimi i pajisjeve mbrojtëse për personelin dhe të kapaciteteve spitalore. Pika tjetër është me bonusin e premtuar nga kjo qeveri, 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët për 6 muajt e ardhshëm për të gjithë”, tha Basha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!