Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka theksuar se afera korruptive tashmë është e qartë në syrin e të gjithë shqiptarëve dhe e kanë të kota që ta mbulojnë një gjë të tillë.
Basha ka theksuar se në lidhje me të gjithë punën e Komisionit Hetimor për Inceneratorët tashmë çdo gjë është e qartë dhe drejtësisë i ngelet vetëm për të bërë detyrën e tyre.
Ndër të tjera kryedemokrati ka deklaruar se në kuadër të fakteve të grumbulluara një burim i sigurtë i pakonfirmuar akoma, tregon se të enjten e kaluar një anëtar i PS-së duhet që të ishte arrestuar por makina është kthyer pas.
Sipas tij është e rëndësishme që SPAK ti shkojë deri në fund të gjithë kësaj afere korruptime, ne do të marrim hapa tjerë.
“Momentin që janë kapur në flagrancë nga Komisioni Hetimor të Inceneratorët, BKH duhet që të vepronte dhe të shkonte në mes të komisionit dhe disa nga dëshmitarët duhet të ishin pas hekura. Një zot e di se çfarë mekanizmash do të përdorin për ti intimiduar provat, por e vetmja frenë që mundtë përdoret është drejtësia. Vjedhja 430 milionë euro nuk ka më si të fshihet para syve të shqiptarëve, doli me fakte nga komisioni. Vjedhja e shekullit u dokumentua, mbështetje totale për SPAK, veproni sytë janë nga ju, unë jam i sigurtë që kanë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të majtë dhe të djathtë, pasi ato kane vepruar si monarki.
Fakti që të tre projektet i ka një njeri dhe që Rama e ka quajtur gjeni, një ish anëtar i bandës së Lushnjës, nuk mjaftojnë këto fakte që
Ne kemi informacion të pakonfirmuara se një arrestim për një zyrtar është nisur por nuk është realizuar, kemi raportime të pakonfirmuara se për një anëtar të grupit të PS-së jo ministër. Nuk e di çfarë pret më drejtësia. Bëhet fjalë për bukën e fëmijëve, të pensionistëve, për shkollat, spitalet dhe për përditshmërinë e jetës sonë, por është një shumë sa 1/10 e buxhetit të shtetit e përvetësuar nga 3-4 njerëz.
Nëse drejtësia nuk do të marrë në dorë zbardhjen e kësaj skene korruptive ne do të marrim hapa tonë”, ka thënë ai./abcnews.al