Basha takon ministrat e Jashtëm italian dhe holandez

schedule16:45 - 17 Janar, 2019

schedule 16:45 - 17 Janar, 2019

“Nuk mund të shpikim modele, i vetmi model që mund të funksionojë është modeli europian”.

Deklaratën kreu i Partisë Demokratike e dha pas takimit me ministrin e jashtëm italian Enzo Milanesi dhe atë holandez Stef Blok, prania e të cilëve për Lulzim Bashën sinjalizon vëmendje të rritur ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri.

“Që vjen në një moment ku vendi po zhytet në krizë të thellë politike… Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur ta ndalim këtë, ta ndalim krizën politike, ta ndalim krizën ekonomike, ta ndalim krizën e thellë të besimit dhe shpresës tek vendi ynë”.

Kjo vjen përmes një rruge të vetme, thekson Basha, ajo e angazhimit të të gjithë qytetarëve për t’i dhënë fund kësaj fasade.

“Ka marrë një goditje fatale nga lëvizja studentore, duhet të marrë një goditje përfundimtare nga qytetarët e bashkuar… Për këtë arsye, ditën e djeshme opozita ka vendosur të udhëheqë protestat qytetare deri në largimin e kësaj qeverie, sikundër bëhet gati të parashtrojë një zgjidhje politike për të cilën do të kemi një vendimmarrje dhe konkrete në Këshillin Kombëtar të PD, ditën e shtunë dhe do të kemi një mobilizim të partive të opozitës së bashkuar në bashkëpunim me qytetarët”.

 Është kjo rruga për të mos humbur edhe njëherë tjetër mundësinë për hapjen e negociatave dhe ndërtimin këtu të një Shqipërie të mundësive për qytetarët që sot janë të detyruar t’i drejtohen emigracionit, përfundoi kreu i selisë blu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!