Basha takim me Thaçin: I shpreha presidentit mbështetjen time dhe të opozitës

schedule12:52 - 20 Korrik, 2020

schedule 12:52 - 20 Korrik, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur vizitë e tij zyrtare në Kosovë. Pas kryeministrit Avdullah Hoti, Basha është takuar edhe me kreun e shtetit, Hashim Thaçi.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, Basha tha se i shprehu mbështetjen presidentit Thaçi, ndërsa vlerëson qëndrimet e tij në mbështetje të dialogut me Serbinë, qëllimi final i së cilës është njohja reciproke.

Po ashtu Basha tha se ka shprehur mbështetjen e tij dhe të opozitës për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve dhe politikës, në veçanti ata që kanë sakrifikuar për këto 22 vite për lirinë e Kosovës.

LEXO EDHE: Thaçi takon Bashën: Bashkëpunimi politik i rëndësishëm, dialogu mbyllet me njohje reciproke

“Është gjithmonë një mundësi të takohemi. Ju falënderoj për mundësinë për të shkëmbyer informacion mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe hapat që po hidhen me dialogun me Serbinë.

I shpreha mbështetjen time presidentit për qëndrimet e tij si kreu i shtetit në mbështetje të dialogut, në mbështetje të kohezionit të të gjitha forcave politike në Kosovë. Është pikëpamja ime që bashkëpunimi i forcave politike vetëm e fuqizon Kosovën në sfidat që po përballet.

Sa i përket dialogut një bashkërendimin tillë do të përshpejtojë procesin e dialogut  me një qëllim njohjen reciproke.

Shpreha mbështetjen time dhe të PD dhe të opozitës së bashkuar për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve dhe politikës, në veçanti ata që kanë sakrifikuar për këto 22 vite për lirinë e Kosovë dhe që duhet të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësinë e fryteve të lirisë për të gjithë qytetarët dhe në veçanti për Presidentin Thaçi dhe ër të gjithë bashkëpunëtorët e tij”, deklaroi Basha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!