Kreu i Partisë Demokratike ka pasur sot një takim me drejtuesit e Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë, Diana Toma dhe Dëfrim Goma.
Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Facebook, Basha shkuan se gjatë takimit u ngritën problematika të rëndësishme me të cilat po përballet ky sektor i rëndësishëm, pasi shton ai tregu farmaceutik nuk ka në qendër pacientin por klientelizmin.”
Po ashtu, kryedemokrati shprehet se monopolizimi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, “ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit.”
Sipas tij, për pasojë, janë larguar kompani të njohura, në treg nuk gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvëndësuar me barna të një cilësie të dyshimtë.
Basha thekson se i garantoi përfaqësuesit e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, se për PD, në qendër do të jenë interesat e pacientëve. “Do të marrin fund monopolet dhe në treg do të ketë barna cilësore, të sigurta dhe efikase, shërbim farmaceutik cilësor dhe të aksesueshëm nga të gjithë.”
Në takimin me drejtuesit e Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë, Znj. Diana Toma dhe Z. Dëfrim Goma diskutuam me…
Posted by Lulzim Basha on Sunday, October 11, 2020