Basha takim me Dhomën e Tregtisë: Paketat financiare 1 dhe 2 të qeverisë, joefektive

schedule10:54 - 31 Maj, 2020

schedule 10:54 - 31 Maj, 2020

Në këtë kohë emergjence, financimi i ekonomisë është inekzistent. Kështu është shprehur kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim të tijin në Facebook.

Në postimin e tij, Basha njofton se ka zhvilluar një takim me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ndërsa shton se u diskutua për krizën ekonomike pas pandemisë së koronavirusit.

Kryedemokrati shprehet se përfaqesuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre se Paketa 1 dhe 2 të ndërmarra nga qeveria kanë qenë joefektive.

Po ashtu, Basha shkruan se menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i kryeministrit Rama.

“Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi t’i harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin”, shton më tej Basha.

Basha shton se opozita ka një plan konkret për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë diskutuam për krizën ekonomike pas pandemisë Covid 19 dhe për alternativat tona për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Ata shprehen shqetësimin e tyre se Paketa 1 dhe 2 të ndërmarra nga qeveria kanë qënë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi. Masa e financimit është shumë e ulët ndërsa pengesat burokratike i kanë bërë ato të pazbatueshme. Si rrjedhiojë, sot në kohë emergjence financimi i ekonomisë është inekzistent, ndërsa sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje.

Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi ti harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin.

Unë dhe opozita e kemi një plan konkret për rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve: ky është është prioriteti absolut i progranmit tonë ku përveç ndihmës financiare për të kapërcyer krizën ne do të ofrojmë edhe instrumentat dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët. /abcnews.al/