Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, kryesuar nga kryetari Bruno Ceka.
Ndërsa shpreh mirënjohjen, Basha thotë se delegacioni Pan-Shqiptar Amerikan ka dhënë një kontribut të çmuar, ndërsa shton se fokus i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit dhe kontributit shqiptaro-amerikan në dobi të kombit shqiptar.
“Pata kënaqësinë të prisja sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Kryetari Bruno Ceka. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe diaspora shqiptare në SHBA për çështjen kombëtare.
Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë”, shprehet Basha./abcnews.al/