Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha takim me bizneset: Paratë e shqiptarëve po shkojnë për të pasuruar 5 njerëzit e Ramës

schedule11:45 - 13 Maj, 2020

schedule 11:45 - 13 Maj, 2020

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me tregtarë dhe dhe pronarë biznesesh në Tiranë, ndërsa ka ndarë me ta shqetësimin për rrënimin e ekonomisë.

Këta të fundit iu ankuan Bashës për rënien e konsumit, për mbylljen e vendeve të punës nga pamundësia për t’i paguar, për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeveria.

“Është për t’u paguar qera, sigurimet shoqërore. Dyqani me të vërtetë ka një javë që është hapur, por xhiroja është në nivelet më minimale”- i tha një tregtar Bashës, ndërsa një tjetër donte të dinte pse qeveria nuk ndihmon qytetarët e saj, megjithëse ka siguruar financime nga Europa dhe FMN-ja. “Ku janë këto pare?”- pyeti një pronar biznesi gati në faliment.



“Paret po shkojnë tek pesë njerëz. Si përpara pandemisë, si përpara tërmetit pesë njerëz marrin të gjitha paret e taksave tuaja”- tha kreu i opozitës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!