Një ditë para takimit me Presidentin e Republikës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka organizuar një takim me aletatët në selinë blu.
Pritet që temë kryesore e këtij takimi të jetë finacimi i partive politike ku ndër të tjera thuhet se grupi i ekspertëvë në selinë blu, ka kërkuar një finacim 100% nga shteti.
Kujtojmë se OSBE i ka dërguar ftesë partive politike për të biseduar për Reformën Zgjedhore.
Nga ana tjetër, mësohet se në këtë takim do të diskutohet edhe për reformën zgjedhore ku disa ekspertë do të prezantojnë sugjerimet e tyre për votimin dhe numërimin elektronik.
Nuk dihet nëse në këtë takim do të diskutohet vendimi i kreut të shtetit, për të shpallur “non grata” ambasadorin Borchard.
Kujtojmë që Borchard nuk është person i shpallur “non grada” nga opozita, por kjo e fundit ka treguar një mbështetje për vendimin e marë nga Presidenca.
/abcnews.al