Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur ministres Elisa Spiropali, e cila ka komentuar situatën e ndodhur në kampin e opozitës, ku e ka cilësuar PD-në jolegjitime.
Basha në fjalën e tij ka theksuar se ajo dhe asnjë tjetër nga shumica nuk mund të flasin për legjitimitetin e Partisë Demokratike, pasi ato janë të futur në kuvend me krimin e korrupsionin nga pas.
Ndër të tjera ai ka theksuar se legjitimiteti i PD-së përcaktohet vetëm nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë, të cilët me 25 prill kanë shkarkuar edhe këtë qeveri.
“Legjitimitetit nuk ta japin milionat e grabitura në dogana, dhe as vota e blerë me paratë e oligarkëve, as non gradat e SHBA, legjitimiteti në këtë vend duhet që të burojë nga qytetarët. Për këtë duhet që të kemi një proces të lirë dhe të ndershëm. Shqiptarët me 25 prill ju kanë shkarkuar. Ju mbështeteni pas krimit të organizuar, pas korrupsionit galopant që sot ju ka bërë multimilionerë dhe përmes bashkëpunimit të hapave të shpejtë me trekëndëshin e Bermudës. Ajo që ne kemi detyrim është që tu shkurtojmë orët, ju jeni mbi kalin e korrupsionit dhe i kanë neveritur mbi palcë shqiptarët, mbi kalin e korrupsionit që e keni futur në këtë parlament.
LEXO EDHE: Spiropali: PD-ja e ka humbur legjitimitetin, Basha nuk meriton replikë nga shumica
Standartet e vendosura nga SHBA për luftën ndaj korrupsionit nuk është i ndryshëm për ne, ajo që ju jeni nuk është shprehja e aspiratave të socialistëve shqiptarë me taksa të larta, dhe me bindjen tonë si PD, por një debat që zgjat prej dekadash. Ju jeni nje landfill që mblidhen bashkë interesat e korrupsionit dhe të krimit.
Kartat me të cilat u futët në këtë parlament jua kemi djegur dhe tani shqiptarët do u djegin dhe ju si kartat e fundit të korrupsionit dhe të krimit të korrupsionit. Zotimi jonë është që ta bëjmë sa më parë këtë, duke u siguruar shqiptarëve rikthimin në kutitë e votimit, pa polici të përdorur pa burime shtetërore”, është shprehur Basha.e.su./abcnews.al