“Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.”
Është ky mesazhi i kreut të demokratëve Lulzim Basha nga Westminster ku po zhvillon disa takime me kryesuesit e grupit parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik.
“Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës” – theksoi zoti Basha, në dukje në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Rama gjatë takimit me kandidatët socialist për 61 bashkitë e vendit për zgjedhjet e 30 Qershorit./ABC News Albania 24/7