Basha: Shqipëria është katandisur nga korrupsioni, 5 shtete nuk duan të hapen negociatat me BE

schedule11:49 - 7 Tetor, 2021

schedule 11:49 - 7 Tetor, 2021

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha në replikë me kryeministrin Rama në kuvend këtë të enjte është shprehur se fytyra e qeverisë është ajo e korrupsionit dhe e oligarkëve.

Basha ndër të tjera thekson se vendi ynë sot është shndërruar si Bjellorusia e Lukashenkos. Sipas tij Rama nuk guxon që të flasë për raportin e ODIHR dhe mbi të gjitha për përgjigjen e 5 vendeve që ka marrë në Slloveni.

Kryedemokrati ka deklaruar se dhe nëse Maqedonisë i hiqet veto nga Bullgaria, Shqipërisë nuk do i hapen negociatat.

“Shikoni si e koncepton politike, si i drejtohet opozitës që të mbyllin gojën pasi ka frikë nga opozita. Për vite me radhe që kur nuk ishte në politike që kur ishte kryebashkiak e ka parë përmes syzeve të optikës. Nuk i bëhet vonë që raporti i ODIHR nxjerr se Shqipëria është katandisur në vendin e Bjellorisë së Lukashenkos, nuk e thotë ky që në Slloveni 5 vende anetare  janë kundër hapjes se negociatava  dhe nëse Maqedonisë do ja heqë veton Bullgaria Shqipërisë nuk i hapen votat.

Vetëm një rekomandim mjafto për të kuptuar se ku është katandisur vendin, ky që rreh gjoksin si student i vonuar i dhjetorit. Ky vend në drejtimin e tij është kthyer në nyje të trafikantëve të trafikantëve të krimit të organizuar, pasi i mban ky dhe e ndan pushtetin me to për të vjedhur shqiptarët. Prandaj nuk hapen negociatat, por që akuzon shtete anëtarëve që janë të padrejta jo janë të pasinqerta këtë e kam thënë dhe unë. Thuaja në sy burokratëve pse nuk i hapin negociatat. Për ne janë njerëzit dhe për ato kemi bërë betejën tonë.

Kjo nuk është një garë e brendshme e partisë, apo socialistët e ndershëm dhe të thjeshtë, por një garë mes patriotizmit të vërtetë, dashurisë për vendin dhe dhembshurisë ku është katandisur vendin, dhe pengut apo pengarrësit të atij që i përdor ato si kukulla. Është beteja mes llumit të tranzicionit shqiptar të Ramës dhe çdo politikani tjetër që kanë 30 vite që sa vijnë dhe bëhen më të fuqishëm kundrejt një shprese të re që sa më shpejt do të behët realitet si në ’92. Nga 238 euro vetëm 120 milionë janë disbursur ku janë të tjerat, pse shtyhen shkollat, pasi nuk ka shkolla në disa zona, premtimi për të qenë gati nuk janë mbajt si shumica e premtimeve që nuk janë mbajt nga një rrenacak me certifikatë.

Politika e tij e taksave e ka çuar vendin në qeverinë më të korruptuar të Ballkanit, këtë se thotë opozita por e thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, kjo duket nga varfëria nga të ardhurat. Aleanca me korrupsionin dhe me krimin e organizuar është produkt i vetëm i këtij njeriu, dhe ne jemi këtu në aleancë me qytetarët për të zhbërë këtë aleancë. Për ti dhënë fund shpifjeve që ai u përpoq të mos jepte përgjigje”, ka thënë Basha.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!