Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të shtunë ka zhvilluar Kuvendin Kombëtar të demokratëve të thirrur një javë pas atij të ish liderit Sali Berisha për të miratuar ndryshimet dhe vendimet e arritura në korrik të 2021.
Basha ka deklaruara se PD-ja do të jetë një partie e pastër dhe nuk do të lejojë pranë vetes asnjë person që është i inkriminuar në botën e krimit.
Kryedemokrati në fjalimin e tij në Kuvendin kombëtar, ka risjellë edhe njëherë në vëmendje vettingun e politikane ku thekson se është iniciativa e ndërmarrë nga vetë Partia Demokratike për ti dhënë fund dekriminalizimit në politikë.
“Si do të jetë Partia Demokratike sot do të jetë Shqipëria nesër”. Nuk do të lejojmë në PD njerëz që cenojnë destabilizim të rajonit, PD-ja duhet dhe do të jetë garancia e shqiptarëve që do të jetojnë në një vend me trupin dhe sytë në Perëndim. Nuk mund të lejojmë PD-në që të lejohet liria e votës dhe devijimi i vullnetit të shqiptarëve do të jetë garanci për një Shqipëri të lirë që do të përfaqësohet me dinjitet. Nuk do lejojmë në PD dhe strukturat e saj persona të lidhur me botën e errët të krimit dhe persona që përpiqen që të cenojnë drejtimin e PD-së në orientimin perëndimor, si do të jetë PD-ja sot do të jetë Shqipëria nesër. E di që është një sfidë e madhe por ne duhet të rritemi, dhe vetëm kështu shqiptarët do të na besojnë duke parë se kush janë demokratët.
Kjo nuk është një histori e re e PD-së, ne jemi partia që kemi propozuar dekrimanilizim e politikës dhe vettingun e politikanëve, ne duhet të bindim shqiptarët se ne i bëjmë këto gjëra duke nisur nga vetja, për lidhjen e politikës me krimin dhe për lidhjen me votën. Ne nuk do u ofrojmë vetëm njerëz model përfaqësimi por dhe një program për lirinë ekonomike. Shqipëria vuan nga kapja e shtetit dhe nga mungesa e lirisë ekonomike, që pengon qindra iniciativa private që duan të investojnë. Ne do e ndryshojmë këtë kryeministri i ardhshëm i këtij vendi nuk do të jetë pronar dhe licensues i ideve të tuaja por garantues i tyre”, është shprehur Basha.
Ndër të tjera Basha ne fjalën e tij ka theksuar se duhet që me punën dhe me programin e tyre duhet të krijojnë besimin te shqiptarët se shteti do të shpëtojë nga duart e kriminelëve. Qëllimi i demokratëve sipas tij është e ardhmja e Shqipërisë përkrahë vendeve Perëndimore.
“Askush nuk do ju ndalë që të bëni ëndrrat realitet, se nuk njihni kryeministrin, apo ministrin. Shqipërinë do e bëjmë bashkë, unë do të jem aty për të garantuar se askush nuk do ta prekë ëndrrën tuaj.
Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë nga kapja e shtetit, ka 8 vite që në vend nuk bëhen ligje për të shpëtuar ekonominë, ka më shumë VKM se 6 oligarkë, ky nuk është shtet i kapur dhe i korruptuar, por shtet i të korruptuarve dhe i dorëzuar para mafias, dhe duhet të shpëtojmë jo vetëm shtetin por dhe shtetarët para tij.
Sot duhet të tregojmë vullnetin për tu ndarë me krimin, pasi si do të jetë PD-ja sot do jetë Shqipëria nesër. Ne do i japim të ardhme perëndimore çdo kombësi shqiptar në çdo vend ku jetojnë”, ka thënë ndër të tjera Basha./abcnews.al