Basha sërish thirrje për vettingun e politikanëve: Niseni nga unë i pari

schedule12:12 - 15 Nëntor, 2021

schedule 12:12 - 15 Nëntor, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të hënë në fjalën e tij në Kuvend, ka ripërsëritur sërish thirrjen për vettingun e politikanëve.

Basha në fjalën e tij ka theksuar që vettingu të nisë nga ai si fillim e të gjithë familjarët e politikave me radhë, vetëm kjo do të mund që të shpëtojë shqiptarët nga e gjithë kjo gjendje që është katandisur vendi.

Përgjegjësitë politike që të ka ngarkuar shumica e shqiptarëve ju i keni zurpuar dhe e vetmja që duhet të japim për shqiptarët është vettingu i politikanëve. Atë që doni me zgjat për gjyqtarët dhe prokurorët, atë që propozuat për noterët dhe për policët nuk e pranoni për veten. Vettingun e politikanëve, le të fillojë nga unë i pari pasi për 8 vite me radhë flet për të kaluarën, por nuk e fsheh dot katastrofën qeveritare që ke bërë, duke u arratisur nga 2013 tek 1936. Vettingu i politikave,, hetimi për të gjithë familjarët e politikave dhe vetëm pas kësaj nuk do të ketë më duar që ngrihen bindshem. Kjo tregon se nuk i ke shërbyer shqiptarëve, por vetës dhe skotës së grabitësve, të kriminelëve të banditëve, nuk është statusko e përjetshme, kujtohu për thëniet e Xhon Kenedit”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!