Basha: Sa herë kapet në krim, Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit

schedule17:16 - 29 Shtator, 2018

schedule 17:16 - 29 Shtator, 2018

Sa herë kapet në krim, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit e krimit. Është ky reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas deklaratave që bëri kryeministri Edi Rama për nënoficerin Emiliano Nuhu. Në rrjetet sociale kryetari demokrat ka publikuar një video me rastet kur kryministri Rama kundërshton denoncimet e opozitës. Një prej tyre është rasti i Dritan Zaganit, për të cilin Lulzim Basha thotë se zbuloi krimin e Saimir Tahirit, por u trajtua si kriminel nga Edi Rama.

Po ashtu edhe Emiliano Nuhu sipas kryetarit të opozites zbuloi krimin e Taulant Ballës dhe Rrahman Rrajës, por që sërish nga Rama u trajtua si kriminel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!