Basha respekton vendimin e qeverisë, çfarë ndryshoi në konferencën e sotme

schedule13:45 - 15 Tetor, 2020

schedule 13:45 - 15 Tetor, 2020

Maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë qytetarët shqiptarë edhe në ambientet e hapura.

Akti Normativ hyri në fuqi mbrëmjen e 14 tetorit, ndërsa për shkelësit parashikon gjobë 30 mijë lekë dhe për përsëritësit 50 mijë lekë.

Duket se vendimi më i fundit i qeverisë është respektuar edhe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, shkruan abcnews.al.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, në praninë e gazetarëve Basha u shfaq me maskë, ndryshe nga ditët e tjera.

LEXO EDHE: Nga nesër me detyrim, Basha tregon nëse do e mbajë maskën

Ndonëse maska ka qenë e detyrueshme në ambientet e mbyllura edhe më herët, kryedemokrati para gazetarëve zgjodhi sot të ishte me maskë.

Lidhur me mbajtjen e maskës, Basha më herët nuk është shprehur kundër, ndërsa sipas tij mosmarrja e masave nga qeveria nuk mund të fshihet pas gjobave. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!