Basha reagon për vrasjen në Rrëshen: Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihen me forcë kundër dhunës në familje

schedule12:02 - 26 Shkurt, 2020

schedule 12:02 - 26 Shkurt, 2020

Lideri i PD, Lulzim Basha në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rrëshen, ku ish-bashkëshorti qëlloi për vdekje ish-gruan e tij dhe vëllanë.

Basha shkruan se shoqëria dhe shteti duhet të ngrihen kundër fenomenit të dhunës në familje. “Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze. Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes time janë me familjen Filopati dhe miqtë e të afërmit e viktimave”, shkruan Basha.

Statusi:

Jam shumë i tronditur nga vrasja brutale e Esmeralda Filopatit, nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj Vledisonit. I dyshuari kryesor, ish-burri i viktimës, ka qenë më parë në burg për dhunë në familje dhe e ka kërcënuar atë vazhdimisht. Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze. Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes time janë me familjen Filopati dhe miqtë e të afërmit e viktimave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!