Basha reagon për raportin e Freedom House: Shqiptarët jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha

schedule10:20 - 4 Mars, 2020

schedule 10:20 - 4 Mars, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reagaur për raportin e Freedom House, ku thuhej se Shqipëria është pjesërsiht e lirë, ndërkaq, ka rënë një vend më poshtë në krahasim me vitin e kaluar.

Basha thekson se shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre

“Sipas @Freedomhouse Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet”, shkruan kryedemokrati.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!