Basha: Gjyq politik! Rama përdori 2 prokurorë të korruptuar kundër Salianjit

schedule15:35 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 15:35 - 10 Dhjetor, 2019

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas dhënies së pretencës nga prokuroria për ish-deputetin Ervin Salianji.

Organi i akuzës kërkoi sot dënimin me 1.6 vite burg i konvertuar me 3 vite shërbim prove për Salianjin. Ndërkohë, Basha e cilëson këtë si gjyq politik të Edi Ramës, që sipas tij përdori dy prokurorë të korruptuar.

30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.

Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur”, shprehet Basha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!