Kreu i PD-së ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Ramandaj çështjes së kufirit detar me Greqinë.
Në vijim të replikave nga larg me njëri tjetrin, në postimin e tij të fundit në Twitter, Rama theksonte se nuk ka ende asnjë marrëveshje me Greqinë sa i përket detit, madje sipas tij negociatat kanë ndaluar që prej ndryshimit të qeverisë greke.
Ndërkohë Basha në postimin e tij e akuzon kryeministrin Rama për marrëveshje të fshehta në kurriz të shqiptarëve.
LEXO EDHE: Rama-Bashës: S’po negociojmë me grekët për detin, ti firmose marrëveshjen që rrëzoi Kushtetuesja
“Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve”, shkruan Basha.
Ndërkohw më herët në një deklaratët për mediat demokratët kërkuan më shumë transparencë për negociatat me Greqinë në lidhje me detin duke argumentuar se është e vërtetë se sipas konventës së Detit dhe Ujërave Territoriale çdo vend mund të përcaktojë vetëm gjerësinë prej 12 miljesh, por kjo nuk mund të ndodhë pa një marrëveshje me shtetet që kanë brigje përballë ose ngjitur, siç ndodh në rastin e Greqisë dhe Shqipërisë./abcnews.al