Basha-Ramës: Ke mendjen të gajasesh, asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë

schedule14:43 - 15 Janar, 2021

schedule 14:43 - 15 Janar, 2021

Vijojnë replikat në distancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet.

Basha i përgjigjet Ramës i cili thekson se të vetmit persona që janë nën ujë janë Basha, Meta, Berisha dhe Kryemadhi, të cilët sipas shefit të qeverisë duan ta bëjnë komardare “edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare!”

LEXO EDHE:Rama replikon ndaj Bashës: Ju duhen kamërdare si “Tirja” apo përmbytja, por askush s’ju pret në breg

Ndërkohë Basha në reagimin e tij bën me dije se në kohën kur mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter.

“Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre”, shkruan Basha në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!