Basha: Rama është peshku i madh fare i krimit në Shqipëri

schedule21:42 - 18 Tetor, 2017

schedule 21:42 - 18 Tetor, 2017

Pas mesazhit të Ramës ka patur një reagim dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Sipas tij, përballë fakteve të bëra publike ditët e fundit Edi Rama sillet si përherë: i pafytyrë dhe gënjeshtar patologjik, i bindur se do ja hedhë duke mohuar përfshirjen. Sipas Bashës, ndërkohë që ky skandal ka tronditur nga themelet Rilindjen, ka provuar kauzat e drejta të opozitës. Skandali, shkruan kreu i PD-së, ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq para mbarë opinionit, ndërsa ai vetë nuk ka kurajon të mbajë as më të voglën përgjegjësi, por vazhdon avazin e vjetër se fajin e ka opozita.” – vijon Basha reagimin e tij.
“Rama, – shkruan kreu i PD-së, – si askush tjetër ka përfituar nga qindra milionë euro që erdhën nga droga dhe kanabizimi i krejt vendit, sepse i duheshin për të blerë votat dhe për të mbajtur pushtetin. Ai është faktuar sot si peshku më i madh. Ndaj Rama duhet të largohet. Ai duhet të japë llogari para drejtësisë.”- mbyll reagimin e tij kreu i Partisë Demokratike

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!