Basha-Rama, dy liderët politik më të votuar në Shqipëri, zhgënjejnë Topalli e Kryemadhi

schedule13:38 - 1 Maj, 2021

schedule 13:38 - 1 Maj, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është lideri më i votuar i Partive Politike në vend në zgjedhjet e 25 prillit, ai ka siguruar 16186 vota, ndërsa kryeministri Edi Rama kryetari i  ka qenë kandidat në dy qarqe, në Durrës ka siguruar 15 871 vota dhe në Vlorë 11412 vota.

Megjithatë vlen të theksohet se kryedemokrati Basha i pari në listën e kandidatëve për deputet ka kandiduar në Tiranë me 910 494 zgjedhës në listë, ndërsa Rama ka kandiduar në Durrës me 358 730 zgjedhës dhe në Vlorë me 318 428 zgjedhës në listë.

Sipas të dhënave të KQZ kryetari i partisë më pak i votuar në vend është Kujtim Gjuzi i cili ka marrë vetëm 3 vota.

Ndërkohë dy gratë kryetare në drejtim të LSI-së dhe Lëvizja për Ndryshim, Monika Kryemadhi dhe Jozefina Topalli, nuk kanë arritur të zenë shifra të tilla. Kryemadhi ka grumbulluar  në Fier: 1771, në Elbasan: 721 vota në Tr 2446 vota. Në total 4938 vota.

Ndërsa kryetarët e partive të tjera të vogla,  si Vangjel Duke, Nard Ndoka, Myslym Murrizi, Kujtim Gjuzi apo Astrit Patozi janë në një performancë tejet të ulët.

Surprizë për votat preferenciale është Boiken Abazi i Vetevendosjes, i cili edhe pse garoi i vetëm ka marrë plot 2293 vota.

Votat e marra nga kryetarët e partive: 

  1. Edi Rama PS në Vlorë 11412 vota, në Durrës 15 871 vota. Totali 27 283 vota
  2. Lulzim Basha PD, garoi vetëm në Tiranë: 16186 vota
  3. Tom Doshi PSD 7886 vota në Shkodër, 2025 vota në Tiranë. Në total 9911 vota
  4. Monika Kryemadhi në Fier: 1771, në Elbasan: 721 vota në Tr 2446 vota. Në total 4938 vota
  5. Fatmir Mediu PR 6551 vota
  6. Astrit Patozi BD 828 vota
  7. Shpëtim Idrizi PDIU 7412 vota
  8. Vangjel Dule PBDNJ 847 vota
  9. Dashamir Shehi LZHK  5386 vota
  10. Sali Shehu FRD 2358 vota
  11. Agron Duka PAA 4731 vota
  12. Nard Ndoka PDK  228 vota
  13. Endrit Shabani Nisma Thurje, në Durrës 127 vota, në Korçë 78 vota, në Shkodër 61 vota, në Tiranë 751 vota. Në total 1017 vota.
  14. Jozefina Topalli , Lëvizja për Ndryshim  598 vota në Shkodër, 454 vota në Tiranë
  15. Myslym Murrizi PDLSH, në Elbasan 57 vota, në Fier 556 vota, në Korcë 109 dhe në Tiranë 463 vota. Në total 1185 vota.
  16. Edmond Stojku PADR 388 vota.
  17. Adriatik Alimadhi PBK, në Tiranë 89 vota, në Fier 20 vota, në Korçë 10 vota, në Berat 34 vota. Në total 153 vota.
  18. Kostaq Papa, Partia Emigracioni Shqiptar 13 vota
  19. Kujtim Gjuzi (ABEOK) 3 vota.
  20. Boiken Abazi Lëvizja Vetëvendosje, garoi vetëm në Tiranë 2293 vota
  21. Elton Debreshi i pavarur 580 vota
  22. Arian Galdini 210 vota në Tiranë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!