Basha: Rama asnjë fjalë për bankomatin e tij personal, Vangjush Dakon

schedule10:40 - 2 Gusht, 2019

schedule 10:40 - 2 Gusht, 2019

Pas deklaratave të zv.ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar edhe njëherë për ish-kryebashkiakun e Durrës, Vangjush Dako. Basha kujton edhe një herë faktin se edhe pse SHBA ka 72 orë që ka shpallur non grata Vangjush Dakon dhe familjen e tij, kryeministri Rama nuk ka thënë asnjë fjalë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha thekson se kryeministri nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal, Dako. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!