Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku.
Basha sqaron se kanë diskutuar rreth arsimit, pandemisë, protestave dhe çështjeve me interes për rininë.
Kreu i demokratve ka theksuar edhe njëherë se me ardhjen e tyre në pushtet do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë.
“Qeveria jonë do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë.
Në ligjin e ri të arsimit, arsimi i lartë do ketë vëmendje maksimale, mbështetje financiare që asnjë i ri shqiptar mos të mbetet pa arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.
Nga programi ynë për arsimim, veçova:
100% e tarifës së studimit e mbuluar nga shteti për studentët nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj;
50% e tarifës për studentët nga familje me të ardhura ndërmjet 640 mijë dhe 1,280 mijë lekë të vjetra në muaj”, shprehet Basha.
View this post on Instagram

