Basha: Qeveria, asnjë masë për të përballuar valën e dytë, janë të papërgatitur

schedule13:36 - 26 Tetor, 2020

schedule 13:36 - 26 Tetor, 2020

Në një konferencë për mediat nga selia blu, kreu i demokratëve Lulzim Basha u shpreh se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për përballimin e valës së dytë të pandemisë në vend.

Basha theksoi se personalisht është në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor. Sipas Bashës nëse plani i tyre do të ishte vënë në zbatim 4 javë më parë situata nuk do të ishte në këtë gjendje.

“Sot ishte një tjetër paradë e kryeministrit në një pavion ku nuk arritëm të shikojmë çfarë pajisjesh janë bërë gati, sa mjekë dhe infermierë do të shërbejnë. Jam personalisht në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor.

Unë jam në dijeni të një rasti në Shijak. NdërkoHë që ekipi i PD ka raportuar 10 raste të tilla gjatë fundjavës. Nëse plani ynë do të ishte vënë në zbatim do të kishim funksionalë dhe mundëSInë që mjekësia shqiptare të përballonteb dhe fluksin e të sëmurëve të tjerë.

U informova për një rast se pacienti e simptoma ka pritur 6 ditë për ti bërë tamponin. Është babai i një prej kolegëve tuaj. Njerëzit po marrin borxh për të kuruar të afërmit e tyre.

Qeveria, asnjë masë për të përballuar valën e dytë. Edhe vala e dytë e gjen Edi Ramën të papërgatitur. Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë. 1. Minimumi 2500 testime në ditë. 2. Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti. 3. Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve. 4. Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier”, deklaroi kryedmeokrati Basha. g.v/abcnews.al