Basha pyet Ramën: Lëri lojërat, pse nuk e hap COVID 4? Të sëmurët po dergjen në ambulanca

schedule12:15 - 8 Nëntor, 2020

schedule 12:15 - 8 Nëntor, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha i kërkon llogari kreut të qeverisë Edi Rama lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri. Ai thotë se Rama duhet të lërë shpifjet dhe lojërat politike pas deklaratës së këtij të fundit se Basha ka marrë pjesë ka përgatitur dosjen për Sajesën e Shtëpisë së Verdhë.

Kreu i PD pyet Ramën se pse nuk është hapur ende spitali Covid 4 ndërkohë që të sëmurët dergjen në ambulanca sepse nuk ka vend për ta.

“Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi  shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, shkruan Basha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!