Basha propozon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 18 Dhjetor

schedule16:25 - 15 Nëntor, 2021

schedule 16:25 - 15 Nëntor, 2021

Lulzim Basha nuk e njeh thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së që Sali Berisha po tenton që të mbledhë në datë 11 Dhjetor. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, Basha propozoi që Kuvendi legjitim i forcës kryesore në opozitë të mblidhet në 18 Dhjetor për të diskutuar lidhur me problemet e PD-së. Në fjalën e tij përpara anëtarëve të Kryesisë, lideri i PD-së lëshoi akuza të forta në drejtim të Sali Berishës.

Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe t’ja arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mençurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës.

Cfare pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën: Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja, Tom Doshi?

Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin:

C’ne keta me Kuvendin e Partisë Demokratike?

Pse kaq të investuar këta për nje akt të tille?

Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të  jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive  e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës.

Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre.

Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë. U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës per te percare PD dhe zgjatur jeten politike të Edi Ramës. Kemi sakrifikuar shume per te mos e bere pis PD. Per ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. Ska për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër.

Nuk do të ketë kuvend kombëtar të PD me 11 dhjetor. 11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD. Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqendrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët. Për këtë arsye, për ti shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë  së Partisë Demokratike: Thirjen e Kuvendit Kombetar me 18 dhjetor” deklaroi Basha.

Thirrjen e Kuvendit nga Sali Berisha, Lulzim Basha e cilësoi si strukturë paralele duke e krahasuar me ato të Serbisë në Kosovë dhe garantoi se nuk ka për të ndodhur në PD.

E nisin betejën me gjoja une paskam shkelur statutin dhe askush nuk mund te thote cilen pike te statutit kam shkelur, sepse nuk ka, dhe vazhdon duke dhunuar statutin dhe cdo institucion te PD dhe mbi te gjitha duke fyer dhe poshteruar anetaresine, madje edhe ata që besuan tek lëvizja e tij. 

PD nuk mund te funksionoje me struktura paralele. Vetem Vucic ne Kosove kerkon struktura paralele dhe Dodiku ne Bosnje. Zoti Berisha duhet te perballej vete me Departamentin Amerikan të Shtetit. Ashtu sic premtoi fillimisht ne menyre te perseritur. Pa e perfshire PD dhe Grupin Parlamentar te PD.

Cfare po kerkon Sali Berisha sot;

 -PD te dale kunder SHBA 

-PD te kthehet ne mburoje te interesave personale te Sali Berishës

-Izolimin e PD nga SHBA sepse nuk ka asnje dyshim se partneret nuk do te bashkpunojne me nje organizëm që ka aktiv brenda vetes një individ të shpallur non grata per korrupsion nga SHBA, pavaresisht se cfarë pretendon zoti Berisha.

Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e zotit Berisha. Hallet e tij janë të tij, jo të PD” deklaroi Basha./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!