Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të dielë në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit ka zhvilluar një piknik me studentë në qarkun e Elbasanit.
Kryedemokrati është pritur me entuziazëm nga qytetarët e Elbasanit.
Basha në këtë takim është shprehur se me 25 prill do të fitojë rinia dhe shqiptarët.
“Po bëhem shumë xheloz për Gaz Bardhin, do e nis këtë për Tiranë dhe do të rri vetë këtu. Jeni studentë dhe të papunë që keni mbaruar studimet dhe nuk keni punë. Me 25 do të fitojë rinia dhe Shqipëria. 25 është dita e shqiptarëve dhe e rinisë për të gjithë”, ka thënë Basha.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Basha: Po bëhem xheloz për këtë Gaz Bardhin. Po e nis për Tiranë, dhe po rri vetë këtu. Kujt i shkoi mendja për këtë vend këtu?
Të rinjtë në kor: Gaz Bardhit!
Basha: Është bërë më elbasanllinj se sa ju këtu (qesh) Në 25 do të fitojë rinia, do të fitojë gjithë Shqipëria. Na presim shumë punë të mëdha. Para shumë vitesh keni qenë të vegjël. 25-sa është dita e fitores, për gjithë rininë dhe Shqipërisë. Shumica prej jush keni qenë gjimnazist, siç ishte transformimi i Elbasanit, siç ishte tuneli i Elbasanit.e.su./abcnews.al