Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar planin e tij për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Basha theksoj mes të tjerash se situata është e rëndë për shkak të mosmenaxhimit nga ana e qeverisë.
“Këto 6 muaj nuk kanë shërbyer për të hartuar dhe vënë në jetë një plan efikas masash. Të gabosh është njerëzore, ndonëse ju e di që për ne ato janë faje, ato që nuk janë bërë. Ne kemi paraqitur masat dhe gjendja ku ndodhemi sot është e pakrahasueshme me vendet e rajonit. Nuk jam këtu për të drejtuar gishtin, por të njëjtë shkaktarë të kësaj gjendje vazhdojnë lojërat vendi po përballet me një katastrofë. Takimi i sotëm ka vetëm një temë, planin e rimëkëmbjen dhe 5 hapat për tu përballur me krizën”, tha Basha.
Kryedemokrati shpjegon se plani me 5 hapa është produkt i konsultuar me ekspertët më të mirë dhe vjen në një fazë kritike për vendin.
“Si një produkt i konsultuar me ekspertët më të mirë si një kontribut i PD në këtë fazë kritike. Shumica dërrmues e njerëzve janë zhytur thellë në pasojat e krizës. Shumica dërrmuese e banorëve të Tiranës tani nuk kanë mundës të blejnë më ushqime as me lista. Ky është një realitet i përditshëm që ndodh lagje më lagje dhe shtëpi më shtëpi. Paketa totale e ndihmës nuk kalon 101 milion euro. është qesharake me çfarë ka disbursuar Kosova. Situata ka ardhur duke u përkeqësuar. Është përkeqësuar gjendja e armatës, e vijës mbrojtëse, i cili sot gjendet edhe më i ekspozuar para Covid-it. Ndërkohë kanë nisur shkollat dhe përkon me një tjetër rritje të numrit të të infektuarve dhe po kështu me një mungesë totale masash efikase për tu përballur. Sezoni do të ketë edhe të tjera sfida siç është gripi sezonal, për t cilin kemi kërkuar vaksinimin masiv, por është lënë në harrese. Kjo është situata aktuale, një krizë e thellë ekonomike. As PD dhe as opozita nuk i vënë faj kryeministrit për shpërthimin e pandemisë, por kanë dy përgjegjësi të mëdha, mënyra si e kanë menaxhuar situatën deri më sot. Më e rëndësishme mosnxjerrja e mësimeve për atë që duhet bërë që sot e tutje”, u shpreh ai.
Plani i prezantuar nga Lulzim Basha:
- Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:
a)Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.
b)Reimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.
c)Sigurimin e paisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.
d)Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.
Pika e dytë e planit
- Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:
a)Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.
b)Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.
c)Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.
Pika e tretë e planit
3. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:
a)Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.
b)Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.
c)Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.
d)Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.
4. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
4. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
5. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:
a)Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.
b)Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.
g.v/abcnews.al

