Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha Gjatë një deklarate të përbashkët për mediat, kryedemokrati Basha nënvizoi mbështetjen e PD për të gjitha sfidat e Kosovës.
“E sigurova për mbështetje e plotë të PD në të gjitha sfidat me të cilat përballen institucionet e Kosovës. Mbi të gjitha me qëndrimin krah për krah për përballjen e sfidave të tjera ku prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, dhe përfundimi me sukses i dialogut me njohjen e ndërsjelltë të dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Basha.
Nga ana e tij, Konjufca e konsideroi si shumë të frytshëm takimin me Bashën. Ai tha se fokusi kryesor i bisedës ishte dialogu me Serbinë. Kreu i Kuvendit të Kosovës theksoi se janë shumë të rëndësishme qëndrimet e unifikuara të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.
“Jemi shumë të nderuar për pritjen një selinë e PD të Shqipërisë nga kryetari i saj. Patëm një takim shumë të frytshëm duke trajtuar temat më të rëndësishme. Fati i shteteve tona është i përbashkët meqenëse ne jemi një komb. Në veçanti prekëm dialogun me Serbinë në të cilën Kosova po përballet me qëndrimet e Serbisë që synon të krijojë një entiteti të kontrolluar nga Beogradi. Më gëzio fakti që qëndrimet e PD janë të rëndësishme për Kosovën. Këto na ndihmojnë në proceset e ardhshme. Vetëm duke pasur një pozicion unik të dy shtete tona mund të ketë sukses. Me zëra të ndarë , me qëndrime kundërthënëse kemi përjetuar vetëm dëme. Sa më të unifikuar të jenë qëndrimet ton do të jetë me e lehtë për ne,” u shpreh Konjufca. g.v/abcnews.al