Basha president? Spiropali: Nuk ka shans, thashetheme që i përhap ai tjetri

schedule23:36 - 15 Prill, 2022

schedule 23:36 - 15 Prill, 2022

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka komentuar rreth emrave të përfolur për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, e pyetur nëse e sheh ish-kryetarin e PD Lulzim Basha si kandidat për president të ardhshëm, Spiropali tha se është e pamundur, pasi sipas saj nuk ka asnjë shans dhe se Basha i ka humbur të gjitha mundësitë.

“Zotit Basha i janë dhënë të gjitha shanset që mund ti jepen një njërin në politikë. më shumë i janë dhënë sesa i ka marrë. I janë humbur të gjitha rastet”, tha Spiropali.

Spiropali: Asnjë shans.

Pyetje: Ka një mundësi?

Spiropali: Jo.  Me atë pamje ka vazhduar të bëjë përpara por e pamundur. I ka humbur të gjitha shanset, nuk ka më shans të ri, për president jo e jo. Këto thashethemet për Bashën i hap ky tjetri, ky B-ja tjetër (ish-kryeministri Sali Berisha).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!