Basha poston fotot me Escobar: SHBA do të jetë në krah të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit

schedule15:55 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 15:55 - 9 Dhjetor, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto nga takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar.

Zyrtari i lartë amerikan ishte sot në selinë blu, ku u takua me kryedemokratin. Në një postim në rrjetet sociale, Basha ndër të tjera shkruan se SHBA do të jetë në krah të Shqipërisë, edhe në në proceset jetike të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Gabriel Escobar, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. SHBA ?? do të jenë në krah të Shqipërisë ?? dhe shqiptarëve, si gjatë gjithë historisë sonë, në proceset jetike të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Këto janë prioritetet e Partisë Demokratike për të sjellë ndryshimin dhe mirëqenien për shqiptarët”, shkruan kreu i demokratëve. g.v/abcnews.al