Basha: Plani ynë nuk është kinematografi me regji qëndrore, por rrugëdalje nga kriza

schedule14:52 - 12 Tetor, 2020

schedule 14:52 - 12 Tetor, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia blu foli edhe njëherë për planin e opozitës për rimëkëmbjen ekonomike.

Basha iu referua deklaratës së kryeministrit Rama, i cili ka thënë se nuk ka dëgjuar për planin e PD. Me ironi Basha tha se e beson që nuk e ka dëgjuar, ndërsa i bëri thirrje edhe njëherë që ta vërë në zbatim.

Sipas kreut të demokratëve plani i tyre me 5 pika nuk është kinematografi me regji qëndrore, nuk janë cic-mice, por rrugëdalje nga kriza.

“I gjithë personeli shëndetësor ka arritur në pikën më të ulët e përballimit. Qeveria dhe kryeministri nuk kanë marrë asnjë masë ndërkohë që kanë kaluar javë nga hapja e shkollave. Kjo është gjendja sot, përkeqësim i thellë.

Pyetjes suaj sot paradite nëse ka ndërmend ta zbatojë planin me 5 pika Edi Rama i është përgjigjur se nuk ka dëgjuar për këtë plan. Ë fakt unë e besoj, unë zgjedh ta besoj se ai nuk e ka dëgjuar. Sepse ka vite ë ai nuk dëgjon, nuk dëgjon mjekët, prindërit që kanë humbur vendin e punës. Nuk dëgjon biznesin se ka vite që lufton për mbijetesë. Nuk dëgjon mjekët që kanë javë që kërkojnë atë që u është premtuar.

Nuk dëgjon mësuesit që ditë për ditë marrim mesazhe nga ta. Nuk dëgjon shqiptarët që ditë për ditë nga terminali mbushin autobusëve. Dhe kur nuk dëgjon asnjë shqiptar, natyrisht nuk dëgjon as planin tonë.

Duke rezultuar të vetmin në Shqipëri, e besoj se nuk e ka dëgjuar planin. Por unë nuk do të lodhem ta përsëris edhe njëherë planin.

Plani ynë me 5 pika nuk është kinematografi me regji qëndrore, nuk janë cic-mice, por rrugëdalje nga kriza.

Ka folur për paketë të tretë, vendet e thera po japin të katërtën.  Edi Rama dëgjon vetëm zërin e oligarkëve të tij që kërkojnë para për inceneratorët. Prandaj nuk e dëgjon zërin e shqiptarëve”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!