Basha: Për tekë të Ramës shqiptarët duhet të paguajnë 110 milionë euro

schedule16:06 - 5 Prill, 2021

schedule 16:06 - 5 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Malësia e Madhe gjatë një takimi me banorët ka komentuar humbjen e gjyqit të Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit.

Kryedemokrati u shpreh se për teka t kryeministrit, Shqipërian duhet të paguajë 110 milion euro.

“Për të favorizuar veten e tyre apo propagandën e tyre, apo mjetet e propagandës së tyre mbyllën një televizion dhe tani Shqipërisë i duhet  të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim Bechettit për tekat e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt. 110 milionë euro, është dyfishi i asaj që prodhoni ju në ditë. Pse ndodhi kjo? Sepse ai televizion ishte kritik me qeverinë, e para. Dhe e dyta sepse  mjetet e propagandës qeveritare, dalin ato dalin transparenca e plotë e vendimit duhet të tregojë se pse kemi mbërritur në këtë pikë. Pse  u veprua kështu dhe kush janë  aktorët që kanë përfituar nga kjo?  Pse  e marr si shembull?  Sepse  e njëjta gjë ndodh në çdo sektor, nga sektori juaj, tek fruta perimet, tek peshkimi, tek tregtia, tek mineralet, tek nafta tek fasoneria. Ne do t’i japim fund kësaj. Shqipëria doli nga mjerimi që mbolli diktatura dhe izolimi falë punës së njerëzve dhe falë konkurrencës së ndershme. Dhe detyra jonë kryesore është të kthejmë kushtet  e  konkurrencës dhe të barazisë midis njerëzve,” tha Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!