Basha për Rilindjen: Omerta – kodi mafioz i heshtjes

schedule21:45 - 28 Gusht, 2019

schedule 21:45 - 28 Gusht, 2019

“Si në çdo organizatë kriminale, edhe në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si “omerta””. Kështu shprehet  përmes një  postimi në rrjetet sociale, kryetari demokrat Lulzim Basha, të shoqëruar edhe nga një karikaturë.

Kreu demokrat akuzon Kryeministrin Rama se nuk ka reaguar për asnjë nga rastet e denoncuara nga opozita, përfshirë Dakon, Pjetrin apo Kajmakun.  Sipas tij heshtja e Ramës është mbrojtje dhe promovim për personat me precedent kriminal.

Postimi i plotë i Bashës në rrjete sociale

Si në çdo organizatë kriminale, edhe në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si “omerta”.

Omerta për bankomatin personal Dako, omerta për Pjetrin, omerta për Jorgo Kajmakun, omerta për milionat e vjedhura shqiptarëve dhe miliona të tjera të shpenzuara për luks pushtetarësh kur shqiptarët zhyten në papunësi dhe varfëri.

Me heshtjen e tij Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.

Për sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, as punësim as mirëqënie sepse pushtetarët e korruptuar, kriminelët dhe oligarkët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën, mirëqenien dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!