Basha për konstatimin e CIA: Shqipëria vendburim i kanabisit

schedule18:10 - 20 Gusht, 2018

schedule 18:10 - 20 Gusht, 2018

Rifreskimi më i fundit i të dhënave për Shqipërinë, nga Agjensia Qendrore e Inteligjencës amerikane CIA, e evidenton vendin tonë si vendburim i rëndësishëm për prodhimin e kanabisit. Konstatimi ka sjellë reagimin e kryetarit të PD Lulzim Basha.

Në videon e publikuar nga Basha, thuhet se nga Janari deri në Korrik 2018 në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestruar 30 tonë kg kanabis shqiptar, ndërsa nuk është arrestuar asnjë bos i drogës, pasi qeveria Rama është garant për paprekshmërinë e tyre, ndërsa Ministria e Brendshme ndihmon për të fshehur të vërtetën, se kanabisi është mbjellë gjatë muajve të fundit.

“Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, që ka lidhur fatin e tij politik me krimin e organizuar.”, shkruan Basha.
Agjencia që monitoron situatën në vende të ndryshme të botës edhe për drogën, shkruan se Shqipëria është një nyje aktive e transportit të drogës nga Azia jugperëndimore, e hashashit e kanabisit në Ballkan, e në një masë më të vogël e kokainës nga Amerika e Jugut, që ka destinacion Europën Perëndimore.

Sipas CIA-s, Shqipëria është një vendburim i rëndësishëm për prodhimin e kanabisit, ndërsa organizatat shqiptare të narkotrafikut kanë aktivitet edhe në Europë. Vendi ynë evidentohet edhe për pastrimin e parave që vijnë nga trafiku i drogës, armëve e kontrabandës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!