Basha: PD ka rrëzuar kultin e individit duke u ndarë nga e shkuara, në 18 Dhjetor zgjedhim të ardhmen

schedule09:19 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 09:19 - 14 Dhjetor, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një tjetër mesazh mëngjesin e sotëm për Kuvendin e PD që do të mbahet në 18 Dhjetor. Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka publikuar një foto nga instilacioni me firmat e themeltarëve të PD-së, i cili u vendos përpara selisë blu në ditëlindjen  e partisë më 11 Dhjetor.

Mes të tjerash, Basha thekson se PD ka rrëzuar kultin e individit duke u ndarë nga e shkuara. Sipas tij në 18 dhjetor, demokratët zgjedhin me qytetari të ardhmen.

Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërisht të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”,-shkruan Basha.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!